E Hënë, 2 Nëntor 2026

BM – Dy të vdekur dhe disa të plagosur pas sulmit jashtë një sinagoge në Mançester

MANÇESTER, 2 tetor /ATSH-DPA-AFP/ – Dy persona humbën jetë dhe dy të tjerë u plagosën sot në mëngjes, në një sulm jashtë një sinagoge në Mançester, Anglia veriore, në ditën e Yom Kippurit, dita më e rëndësishme e kalendarit hebraik, tha policia.

Ajo shtoi se e kishte qëlluar të dyshuarin.

“Katër personat u plagosën nga një automjet dhe plagë me thikë”, tha policia e Mançesterit.

“Edhe oficerët e policisë qëlluan dhe një burrë u godit, që besohet të jetë autori i krimit”, shtoi policia, pa specifikuar nëse burri kishte vdekur.

Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se sulmi në Yom Kippur – dita më e shenjtë në kalendarin hebraik – e bën ngjarjen “edhe më të tmerrshme”.

Kryeministri Starmer ka përfunduar një vizitë në Danimarkë më herët dhe do të kryesojë një takim të “Cobra”-s në Londër këtë pasdite./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›