BM – Komploti pranë “RAF Fairford”, Londra dyshon për përfshirje të Iranit

LONDËR, 30 shtator /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Andy Burnham tha se ka “tregues të fortë” se Irani mund të ketë pasur rol në komplotin e dyshuar terrorist, pranë bazës ushtarake britanike “RAF Fairford”.
Pesë shtetas britanikë, të moshave 23–25 vjeç, u arrestuan gjatë fundjavës nën dyshimin për vepra që lidhen me eksplozivë dhe terrorizëm.
Në automjetet e tyre u gjet një sasi benzine, por nuk u gjetën eksplozivë.
Të pesë personat u liruan me garanci policore, ndërsa hetimi vazhdon.
Kjo do të thotë se ata nuk janë shpallur të pafajshëm apo fajtorë, por policia vazhdon të hetojë dhe ata duhet të respektojnë kushtet e caktuara.
Burnham tha se hetimi është serioz dhe kompleks, por autoritetet britanike e kanë situatën nën kontroll.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se ngjarja, përfshin qartë ndërhyrjen e një aktori të huaj, pa thënë drejtpërdrejt se bëhet fjalë për Iranin.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se komploti mund të jetë i lidhur me Iranin dhe kritikoi vendimin për lirimin e të dyshuarve.
Policia britanike po heton edhe mundësinë që Irani të ketë përdorur persona të tjerë, për të kryer veprime në Britani të Madhe, por kjo mbetet pjesë e hetimit dhe nuk është verifikuar.
Ambasada iraniane në Londër ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje. //a.i/