SHBA – Trump: Bordi i Këshillit të Paqes është i hapur për çdo vend

UASHINGTON, 19 shkurt /ATSH-AZERTAC/ – Bordi i Këshillit të Paqes është i hapur për çdo vend, tha sot presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin e parë të Bordit të Paqes.
“Ne kemi bërë një punë vërtet të mirë. Disa nga këta udhëheqës, që janë me ne, më ndihmuan shumë”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes.
Trump vuri në dukje se kishte zgjidhur tetë luftëra gjatë presidencës së tij.
“Mendoj se e nënta që doli të ishte më e vështira. Mendova se do të ishte më e lehta. Por me luftën, nuk e di kurrë se çfarë është e lehtë dhe çfarë jo aq e lehtë. Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Dhe jam bërë miqësor me kaq shumë njerëz. Dhe ju vlerësoj që jeni këtu. Këta janë njerëz të shkëlqyer. Këta janë udhëheqës të shkëlqyer”, theksoi ai./ a.jor.