BM – Starmer bën thirrje për negociata pas sulmeve të SHBA-së ndaj centraleve bërthamore të Iranit

LONDËR, 22 qershor /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik, Keir Starmer i ka kërkuar Iranit t’i kthehet negociatave pasi presidenti amerikan, Donald Trump nisi sulmet ajrore ndaj objekteve bërthamore të regjimit.
Starmer tha se programi bërthamor i Iranit ishte një kërcënim i madh – të cilin sulmi ushtarak i SHBA-së do ta zbuste.
Kuptohet se nuk ka pasur përfshirje të Britanisë së Madhe në sulmin amerikan, i cili vjen pasi Starmer dhe sekretari i Jashtëm David Lammy rritën përpjekjet për një zgjidhje diplomatike – në vend të veprimit të SHBA-së që mund ta destabilizonte më tej rajonin.
“Programi bërthamor i Iranit është një kërcënim i madh për sigurinë ndërkombëtare”, tha Starmer.
“Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të ndërtojë armë bërthamore dhe SHBA-ja ka ndërmarrë veprime për të lehtësuar këtë kërcënim”, shtoi ai.
“Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti në rajon është një përparësi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj krize”, theksoi kryeministri britanik.
SHBA-ja sulmoi tre vende në Iran, përfshirë objektin “Fordow”, i cili është stacionuar thellë nën tokë.
Trump tha se vendet kryesore bërthamore irIranIrananiane ishin shkatërruar plotësisht. //a.i/