E Hënë, 2 Nëntor 2026

BOTËRORI 2026 – Bocelli hap ceremoninë e hedhjes së shortit, Trump merr çmim simbolik

UASHINGTON, 5 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Në qendrën ”Kennedy” në Uashington po zhvillohet ceremonia e hedhjes së shortit për fazën finale të Kupës së Botës 2026.

Këngëtari i njohur italian, Andrea Bocelli hapi ceremoninë e hedhjes së shortit për Kupën e Botës 2026 me “Nessun dorma”.

Ndërkohë, FIFA i dhe ”Çmimin e Paqes FIFA”, të parin e këtij lloji, presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti Trump mori medaljen dhe falënderoi kreun e FIFA-s, Infantinon, për organizimin e Botërorit, duke theksuar se janë shitur bileta ”si asnjëherë më parë në historinë e turneut”.

”Po punojmë me Kanadanë dhe Meksikën. Deri më tani ka qenë vërtet spektakolare”, tha Trump

Shefi i FIFA-s, Infantino tha se ”kjo ngjarje është unike, njësoj si 104 Super Bowl në një muaj”.

“Do të jetë një ngjarje unike dhe e shkëlqyer, me gjashtë miliardë njerëz që do ta shikojnë këtë Kupë Bote nga e gjithë bota, kupa më e madhe në histori”, deklaroi Infantino

“Kërkoj duartrokitje për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, por edhe për presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum dhe kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney. Kjo do të jetë Kupa e Botës më e madhe e parë ndonjëherë nga njerëzimi: kemi tre vende pritëse, 16 qytete dhe 48 ekipe që konkurrojnë për t’u bërë kampioni i vetëm i botës. Do të jetë një verë e mrekullueshme”, theksoi ai./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›