E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë nëntorit 3000 vendime të reja legalizimi

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka njoftuar finalizimin e 3000 vendimeve të reja legalizimi gjatë muajit nëntor 2025, si pjesë e angazhimit të saj për përmbylljen e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë.

Sipas ASHK, Drejtoritë Vendore në të gjithë vendin kanë vijuar me ritme të larta punën për shqyrtimin dhe miratimin e dosjeve të legalizimit, duke i dhënë zgjidhje një numri të konsiderueshëm aplikantësh.

Listat me vendimet e miratuara janë tashmë të publikuara në faqen zyrtare të ASHK dhe mund të konsultohen lehtësisht nga qytetarët përmes linkut të bërë publik nga institucioni.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›