BRUKSEL – ”Atomium” mbyllet për shkak të nxehtësisë ekstreme

BRUKSEL, 1 korrik /ATSH-DPA/- “Atomium”, një atraksion turistik popullor në Bruksel, do të mbyllet sot dhe nesër për shkak të valës së nxehtësisë.
Pika kryesore turistike përbëhet nga nëntë sfera çeliku inoksi – të lidhura me tuba të ngushtë çeliku – me strukturën që i ngjan një kubi në majë.
Sferat strehojnë ekspozita të ndryshme dhe një restorant. Vizitorët mund të lëvizin midis sferave nëpërmjet shkallëve dhe shkallëve lëvizëse.
Për shkak të nxehtësisë ekstreme dhe kufizimeve strukturore të ndërtesës, temperatura e brendshme në “Atomium” do të jetë kryesisht e lartë, në ditët në vijim.
Biletat e blera mbeten të vlefshme deri në fund të vitit 2025.
Sipas agjencisë belge të lajmeve “Belga”, kjo është hera e dytë në historinë e “Atomium” që ndërtesa është detyruar të mbyllet – për shkak të temperaturave të larta.
Një vendim i ngjashëm u mor në verën e vitit 2019.
Instituti Metrologjik i Belgjikës lëshoi alarmin portokalli, paralajmërimi i dytë më i lartë, për Brukselin dhe pjesën më të madhe të Belgjikës, me temperatura që pritet të arrijnë 37 gradë Celsius sot pasdite. //a.i/