E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – Belgjika kërkon bashkëpunim të BE-së për asetet e ngrira ruse

BRUKSEL, 23 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri belg, Bart De Wever, tha sot se vendi i tij nuk mund të përdorë vetëm asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën pa ndihmën e vendeve të tjera të BE-së. Ai paralajmëroi se çdo hakmarrje ruse mund të godasë vetëm Belgjikën, duke përfshirë pasuritë evropiane në Rusi dhe fondet e bankave perëndimore.

Nevojat e Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027 llogariten rreth 153 miliardë dollarë dhe Komisioni Europian po planifikon të përdorë asetet e ngrira ruse si kolateral për të siguruar fonde për këtë periudhë. Belgjika mban pjesën më të madhe të këtyre aseteve, rreth 225 miliardë dollarë  dhe është e kujdesshme për të mos marrë rreziqe të njëanshme.

Plani i Komisionit e quan këtë një “kredi riparimi”. Në thelb, BE –ja do të garantojë një hua prej 165 miliardë dollarë për Ukrainën, e cila do të paguajë mbrapsht vetëm nëse Rusia bën riparime për dëmet e shkaktuara gjatë luftës. Në rast të refuzimit të Moskës, asetet ruse do të mbeten të ngrira.

Rusia ka kritikuar këtë iniciativë, duke e cilësuar si “konfiskim të paligjshëm”, ndërsa presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e përshkroi planin si përdorim të bilanceve cash për një hua dhe jo konfiskim të aseteve. Ajo theksoi se Ukraina duhet të paguajë mbrapsht vetëm nëse Rusia kryen riparime.

De Wever theksoi se dëshiron të shohë bazën ligjore për këtë vendim, duke e konsideruar atë një hap të parë, pasi nuk ka precedent të ngjashëm, madje as pas Luftës së Dytë Botërore. Ai kërkoi që vendimi të merret bashkërisht nga të gjitha vendet e BE-së për të shmangur rreziqet e mundshme.

Në përfundim, Belgjika kërkon bashkëpunim të plotë të BE-së për përdorimin e aseteve ruse të ngrira, duke synuar të mbështesë Ukrainën në mënyrë të sigurt dhe të ligjshme, pa rrezikuar vendin e saj nga hakmarrja ruse. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›