E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – Rutte: Evropianët e morën mesazhin e Trump për mbrojtjen dhe po ndërmarrin veprime

BRUKSEL, 4 maj /ATSH-AFP/- Udhëheqësit evropianë e morën mesazhin e zhgënjimit të Donald Trumpit për Iranin “me zë të lartë dhe të qartë” dhe po ndërmarrin veprime, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas njoftimit të papritur të tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zhgënjyen disi nga reagimi evropian ndaj situatës aktuale në Lindjen e Mesme”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës pas mbërritjes në një samit në Armeni.

“Do të thoja se, bazuar në atë që më thonë të gjitha kontaktet e mia midis udhëheqësve evropianë, ata e kuptuan mesazhin e SHBA-së në mënyrë të përsosur. Ata e morën atë me zë të lartë dhe të qartë”, theksoi ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›