E Martë, 3 Nëntor 2026

BRUKSEL – Rutte: Politikanët duhet të gjejnë buxhete për mbrojtjen

BRUKSEL, 25 qershor /ATSH-ANSA/ – Politikanët duhet të bëjnë zgjedhje, me buxhete që po përballen me vështirësi dhe ata duhet të gjejnë paratë dhe kjo nuk është e lehtë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në ditën e dytë të samitit të aleancës.

”Por, unë jam i sigurt se ata do t’ia dalim mbanë”, shtoi ai.

“Kolegët e mi në tryezën e negociatave janë absolutisht të bindur se, duke pasur parasysh kërcënimet nga rusët dhe situatën e sigurisë ndërkombëtare, nuk ka alternativë tjetër”, theksoi Rutte.

“Është absolutisht e qartë se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përkushtuara ndaj NATO-s dhe Nenit 5”, theksoi ai.

“Ekziston gjithashtu një pritje, e cila do të përmbushet sot, që kanadezët dhe evropianët do të përshpejtojnë shpenzimet e tyre, duke siguruar jo vetëm që ne të mund të mbrohemi nga rusët dhe të tjerët, por edhe që të mund të arrijmë barazi. Dhe është e drejtë që ne të shpenzojmë atë që shpenzojnë Shtetet e Bashkuara”, theksoi Rutte./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›