E Martë, 3 Nëntor 2026

TEHERAN – Irani ekzekuton tre spiunë që i shërbenin Izraelit

TEHERAN,25 qershor /ATSH-DPA/ – Irani njoftoi se kishte ekzekutuar tre burra që besohet se ishin spiunë që punonin për Izraelin, një ditë pasi hyri në fuqi një armëpushim i brishtë midis Republikës Islamike dhe shtetit hebre.

“Idris Ali, Azad Shojai dhe Rasoul Ahmad Rasoul, të cilët u përpoqën të importonin pajisje vrasjeje në vend, u arrestuan dhe u gjykuan për bashkëpunim me regjimin sionist. Dënimet u ekzekutuan këtë mëngjes dhe ata u varën”, sipas gjyqësorit iranian.

”Ekzekutimet u kryen në Urmia, një qytet në veriperëndim pranë Turqisë”, theksuan autoritetet iraniane, duke publikuar foto të tre burrave të veshur me uniforma blu burgu.

Një burrë tjetër, që besohet gjithashtu se është i lidhur me Mossadin, shërbimin e inteligjencës së jashtme të Izraelit, u var nga Teherani të hënën.

Irani njofton rregullisht arrestimin dhe ekzekutimin e agjentëve që besohet se punojnë për shërbimet sekrete të vendeve të huaja, përfshirë armikun e tij të betuar, Izraelin./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›