E Martë, 3 Nëntor 2026

TEHERAN – Irani pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

TEHERAN, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Parlamenti iranian ka votuar për të pezulluar përkohësisht bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), raportoi sot transmetuesi shtetëror iranian, IRIB.

Dy organe të rëndësishme ende duhet të miratojnë pezullimin, Këshilli i Rojës dhe Këshilli i Sigurimit.

Kreu i IAEA-së, Rafael Grossi, kishte bërë thirrje më parë që inspektimet bërthamore në Iran të rifillojnë pas armëpushimit midis Republikës Islamike dhe Izraelit.

Ky veprim vjen pas sulmeve të synuara të SHBA-së në fundjavë ndaj objekteve bërthamore të Iranit në Isfahan, Natanz dhe Fordow, të cilat presidenti i SHBA-së Donald Trump i përshkroi si një goditje vdekjeprurëse për programin bërthamor të Iranit.

”Megjithatë, një vlerësim fillestar i shërbimeve sekrete sugjeroi se bombardimet e fundjavës nuk arritën të shkatërronin objektet bërthamore nëntokësore të Iranit”, raportuan ”New York Times”, ”Washington Post” dhe CNN, duke cituar zyrtarë të njohur me raportin e shërbimeve sekrete ushtarake nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) e Pentagonit.

Trump i kritikoi raportet si “lajme të rreme”./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›