E Martë, 3 Nëntor 2026

BRUKSEL – Von der Leyen: Evropa mirëpret njoftimin e Trump për armëpushimin Izrael-Iran

BRUKSEL, 24 qershor /ATSH-AFP/ – Evropa mirëpret njoftimin e presidentit të SHBA-së Donald Trump për një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke besuar se negociatat janë “e vetmja rrugë përpara”.

”Ky njoftim është një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit në një rajon të tensionuar. Ky duhet të jetë përparësia jonë kolektive”, shkroi ajo në X.

”I bëj thirrje Iranit të angazhohet seriozisht në një proces diplomatik të besueshëm”, shtoi ajo./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›