E Martë, 3 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli njofton për sulme nga raketa iraniane

TEL AVIV, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Sirenat po bien në këto momente në të gjithë Izraelin verior, ndërsa ushtria paralajmëron për raketa iraniane që janë lëshuar pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes dy vendeve.

Detajet e lëshimit të raketave janë ende të paqarta, pasi Irani nuk e ka konfirmuar sulmin, sipas BBC.

Kjo vjen pasi Izraeli tha se ishte dakord me armëpushimin.

Ministri i Jashtëm i Iranit tha më parë se do t’i ndalte sulmet e tij vetëm nëse Izraeli bënte të njëjtën gjë./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›