BRUKSEL – Von der Leyen mirëpret njoftimin e Trump për pauzën 90-ditore të tarifave reciproke

BRUKSEL, 10 prill /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përshëndeti sot njoftimin e presidentit amerikan, Donald Trump – për pezullimin e tarifave të reja reciproke për shumicën e vendeve për 90 ditë – për të lejuar negociatat.
“Është një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale”, tha Von der Leyen.
“Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore për funksionimin e zinxhirëve të tregtisë dhe furnizimit”, shtoi ajo.
“Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar ndaj negociatave konstruktive me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllimin e arritjes së marrëveshjes së tregtisë pa fërkime dhe reciprokisht të dobishme”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen.
Vendet anëtare të BE-së ranë dakord dje për tarifat hakmarrëse prej 10% deri në 25% për importet amerikane – të cilat do të zbatohen duke filluar nga java e ardhshme – në përgjigje të tarifave amerikane ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të vendosura rreth një muaj më parë. //a.i/