UKRAINË – Të paktën 11 të vrarë dhe mbi 80 të plagosur nga sulmet e fundit ruse

KIEV, 7 korrik /ATSH/ – Sulmet e fundit ruse shkaktuan vdekjen e të paktën 11 civilëve dhe plagosjen e mbi 80 personave të tjerë, përfshirë shtatë fëmijë, thane sot zyrtarët, sipas AP.
“Rusia lëshoi mbi 100 dronë ndaj zonave civile të Ukrainës gjatë natës”, sipas autoriteteve.
Kohët e fundit, Rusia ka rritur ndjeshëm sulmet ajrore ndaj zonave civile – pas më shumë se tre vjetësh lufte.
“Vetëm gjatë javës së kaluar, Rusia ka lëshuar rreth 1 270 dronë, 39 raketa dhe pothuajse 1 000 bomba të fuqishme kundër Ukrainës”, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Mbrojtja ajrore është kryesore për të mbrojtur jetët e njerëzve”, shkroi sot ai në Telegram.
“Të paktën 71 persona u plagosën në Kharkivin verilindor nga sulmet me dronë – të cilat shkaktuan dëme në dy distrikte të Kievit gjatë natës”, thanë autoritetet ukrainase.
“Dronët rusë me rreze të shkurtër veprimi vranë gjithashtu dy persona dhe plagosën dy të tjerë në rajonin verior të Sumy-t”, sipas zyrtarëve.
“Gjithashtu, në rajonin e Donetskut në lindje të Ukrainës, shtatë persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën”, tha kreu rajonal Vadym Filashkin.
“Rusia ndërmori sërish sulme me dronë me rreze të gjatë veprimi – që synonin qendrat e mobilizimit ushtarak – për herë të tretë brenda pesë ditëve – në një përpjekj për të penguar rekrutimin”, sipas Komandës së Forcave Tokësore të Ushtrisë së Ukrainës.
Zyrtarët rajonalë në Kharkiv dhe Zaporizhian jugore thanë se të paktën 17 persona ishin plagosur.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se trupat e saj kishin rrëzuar 91 dronë ukrainas në 13 rajone ruse gjatë natës, si dhe mbi Detin e Zi dhe Gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014. /Ad.Ab./ /a.i/