E Martë, 3 Nëntor 2026

BRUKSEL – Zelensky: Moska duhet të detyrohet të përfshihet në diplomaci

BRUKSEL, 4 qershor /ATSH-AFP/ – Rusia duhet të detyrohet të pranojë diplomacinë për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë, u tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky aleatëve të tij ushtarakë të mbledhur sot në Bruksel.

“Moska duhet të detyrohet të përfshihet në diplomaci”, deklaroi ai.

”Ne kemi nevojë për një armëpushim. Ne kemi nevojë për paqe të vërtetë (…), siguri të vërtetë dhe duhet të përdorim të gjitha metodat e disponueshme për ta arritur atë”, tha ai nëpërmjet një lidhjeje video në fillim të një takimi të ministrave të Mbrojtjes të aleatëve të Kievit në selinë e NATO-s.

Ndërkohë Moska deklaroi po sot se Kievi kishte refuzuar një armëpushim të pjesshëm dy-tre ditor./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›