GAZA – Më shumë se 40 të vrarë në sulmet e fundit izraelite

GAZA, 4 qershor /ATSH–DPA/ – Dhjetëra palestinezë u vranë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, raportoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar burime mjekësore.
‘’Që nga mëngjesi, 41 persona janë vrarë në të gjithë territorin, me disa viktima, përfshirë një djalë 12-vjeçar, në sulmet me dronë në pjesët veriore dhe jugore të Rripit të Gazës’’, thesuan burimet lokale.
Ushtria izraelite nuk lëshoi fillimisht një deklaratë për këtë çështje.
Ushtria izraelite ka deklaruar vazhdimisht se synon Hamasin dhe organizatat e tjera terroriste në Gaza. Ajo vazhdimisht thekson se përpiqet të shmangë goditjen e civilëve të papërfshirë gjatë sulmeve ndaj objektivave të grupeve. /os/