SHBA – Trump: Bisedova gjerësisht me Putin, nuk do të ketë paqe të menjëhershme në Ukrainë

UASHINGTON, 4 qershor /ATSH–ANSA/ – Sapo e mbylla telefonin me presidentin rus Vladimir Putin për një orë e 15 minuta, shkroi Donald Trump në Truth Social.
”Diskutuam sulmin e Ukrainës ndaj avionëve rusë të ankoruar në port dhe sulme të ndryshme të tjera nga të dyja palët. Ishte një bisedë e mirë, por jo një që do të çojë në paqe të menjëhershme”, shkroi Trump.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin theksoi sot se ”forcat ukrainase do të përdorin çdo armëpushim për të furnizuar me armë dhe për të vazhduar mobilizimin e tyre”.
“Pse duhet të nxiten duke u dhënë një armëpushim për operacionet ushtarake që do të përdoren për të furnizuar regjimin me armë perëndimore, për të vazhduar mobilizimin e tyre të detyruar dhe për t’u përgatitur për më shumë akte terroriste të ngjashme me ato të kryera në rajonet Bryansk dhe Kursk?”, pyeti Putin në mënyrë retorike./ /os/