BSH: Kreditë me probleme në nivelin 4,19 % në gusht

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ Niveli i kredive me probleme ka shënuar rritje të lehtë në muajin gusht të këtij viti.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, “raporti i kredive me probleme në gusht shënoi 4,19% nga 4,04 % që ishte në muajin korrik 2025”.
Ky nivel mbetet në trend zbritës krahasuar me një vit më parë kur shënonte nivelin 4,61%. Referuar statistikave të BSH-së, totali i kredisë me probleme shënon 37,7 miliardë lekë, nga 34,9 miliardë lekë që ishte në fund të vitit 2024 dhe 37,5 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë stoku i kreditimit për ekonominë kaloi kufirin e 900 miliardë lekëve në fund të muajit gusht . e.xh/j.p/