BULLGARI – Avionët ushtarakë amerikanë në aeroportin e Sofjes ngjallin polemika

SOFJE, 19 shkurt /ATSH-ANSA/ – Avionë të shumtë ushtarakë amerikanë, përfshirë disa aeroplanë të mëdhenj mallrash dhe transportues trupash, të stacionuar në aeroportin civil Vassil Levski të Sofjes kanë tërhequr vëmendje të gjerë në mediat sociale në Bullgari.
Ministria Bullgare e Mbrojtjes u detyrua të shpjegonte në një njoftim për shtyp se ato janë avionë të Forcave Ajrore Amerikane.
“Vendosja e tyre është në mbështetje të trajnimit në lidhje me aktivitetet e vigjilencës së shtuar të Aleancës. Personeli që mbërrin në Sofje është përgjegjës edhe për mirëmbajtjen e avionëve”, vazhdoi deklarata.
“Republika e Bullgarisë ofron mbështetje për para-vendosjen e avionëve dhe pajisjeve të aeroportit amerikan me qëllim kryerjen e aktiviteteve të trajnimit në lidhje me zbatimin e vigjilencës së shtuar të Aleancës (eVA)”, sqaroi Ambasada Amerikane në Sofje.
Ish-zëvendësministri i Jashtëm Milen Keremedchiev ndau në Facebook se shtatë tanke ushtarake amerikane që furnizojnë me karburant avionë luftarakë, tre aeroplanë mallrash C-17 dhe C-130, dhe disa Boeing 747 që transportojnë trupa janë të stacionuar në aeroportin civil të Sofjes. /os/