LETONI – Njësitë e udhëhequra nga Kanadaja praktikojnë mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s

RIGË, 19 shkurt /ATSH-DPA/- Në manovrat, e quajtura “Striking Thunder”, ushtarë nga brigada shumëkombëshe e NATO-s e udhëhequr nga Kanadaja në këto vende, ushtruan stërvitje me obus M777 nga një pozicion i kamufluar.
“Ne po praktikojmë objektivat tanë të angazhuar me artileri, si dhe po gjejmë objektivat e lartpërmendura”, tha nënkoloneli kanadez, Andrew Curr, në zonën e stërvitjes ushtarake në Adazi, pranë kryeqytetit, Rigë.
Kanadaja udhëheq një brigadë të NATO-s në Letoni, në dislokimin e saj më të madh të huaj.
Forca përfshin rreth 3 500 ushtarë nga më shumë se 12 vende të NATO-s.
Letonia, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, kufizohet me Rusinë dhe Bjellorusinë.
Shqetësimet për sigurinë e vendit janë rritur që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022.
“Ne fillojmë me asetet tona të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit për të gjetur objektivin. Ata do ta gjejnë objektivin dhe pastaj ne do ta godasim atë”, tha Curr.
Planifikimi dhe ekzekutimi u mbështetën gjithashtu në përvojën e fituar nga ushtria ukrainase, në luftën e saj mbrojtëse kundër Rusisë.
Për shembull, njësitë eksperimentuan me masa të ndryshme për t’u mbrojtur nga dronët që mund t’i afroheshin pozicionit. //a.i/