E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: 1300 nxënës mësojnë shqipen në Britaninë e Madhe falë shoqatës “Ardhmëria”

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla priti sot në Kuvend drejtuesin e shoqatës “Ardhmëria” në Britaninë e Madhe, aktivistin Lutfi Vata.

Gjatë takimit, Balla ka vlerësuar kontributin e shoqatës “Ardhmëria” dhe të ekipit të saj në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar mes shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe.

“I jemi shumë mirënjohës ekipit të Shoqatës Ardhmëria, e cila organizon mësimdhënien e gjuhës shqipe për 1300 nxënës dhe plot aktivitete të tjera kulturore për komunitetin shqiptar”, shkroi Balla në lidhje me takimin.

Takimi u vlerësua si një tjetër hap në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe organizatave të diasporës, me fokus të veçantë arsimin, kulturën dhe përfshirjen aktive të shqiptarëve jashtë vendit.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›