E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balla: Festa e Sulltan Nevruzit simbolizon paqen, dashurinë dhe rilindjen shpirtërore

TIRANË, 22 mars/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, zhvilloi një takim me Kryegjyshin Botëror Bektashian, Shenjtërinë e Tij, Edmond Brahimaj, në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.

Gjatë takimit, Balla përcolli urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashinj, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë që simbolizon paqen, dashurinë dhe rilindjen shpirtërore.

Balla vlerësoi rolin e komunitetit bektashi dhe kontributin e tij në forcimin e harmonisë dhe bashkëjetesës fetare në Shqipëri.

Në një atmosferë miqësore dhe respekti të ndërsjellë, Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj e falënderoi për vizitën dhe urimet, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave shpirtërore dhe unitetit në shoqëri.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›