E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Kush godet policin, drejtësia ta bëjë shembull

TIRANË, 12 shkurt /ATSh/ Kreu i grupit parlametar i Partisë Socialiste, Taulant Balla në një intervistë për “Abcnews” u shpreh se dhuna në protestë nuk mund të tolerohet.

Duke komentuar protestën e zhvilluar nga Partia Demokratike, Balla tha se dhuna ndaj policisë dhe institucioneve nuk mund të tolerohet dhe dhunuesit duhet të bëhen shembull nga drejtësia, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“E drejta për të protestuar në Shqipëri ekziston që prej 1990-ës, është një e drejtë e sanksionuar dhe e mbrojtur në Kushtetutë. Dhe po në Kushtetutë dhe po në ligj, është edhe detyrimi i gjithë atyre që marrin përsipër organizojnë protesta. Dhe detyrimi i çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë që të mos guxojë të ngrejë dorë kundër punonjësve të Policisë së Shtetit. Për aq kohë sa shërbeva si ministër i Brendshëm, pavarësisht se kam ndryshuar pozicion, jam i bindur se kush ngre dorë, kush godet një punonjës policie, duhet bërë shembull.

Dhe thirrja ime është për Prokurorinë. Prokuroria ankohet shpesh për Policinë e Shtetit, e kam dëgjuar që thonë. Prokuroria ka testin e vet moral, nëse do që në rastin në fjalë të gjithë ata persona, të cilët tanimë e kanë kthyer në një rrugë”.

Sipas tij, edhe protesta e paralajmëruar më 20 shkurt do të ketë skenarë dhune.

“Siç duket, do të jetë i njëjti skenar, e njëjta procedurë, mbasi mbaron përroi psiqik i një personi që, për fatin e keq të Partisë Demokratike ka marrë atë peng, është një grup zjarri rreth tridhjetë metra nga foltorja apo podiumi i protestës, të rrethuar me disa pankarta. Dhe aty brenda, të mbuluar me kapuçë të zinj dhe me maska, një grup gjuajtësish me pagesë, të cilët identifikohen në çdo rast, dhe t’ju them të drejtën, mendoj që edhe policia nuk duhet presë derisa këta persona t’i bëjnë dëm Shqipërisë.

Partia Demokratike e Shqipërisë sot, jo në Europë, po nuk gjej një vend tjetër në botë, është e vetmja parti politike që e njëson veten me dhunën”, u shpreh Balla.

Balla tha se çdoherë përfshihen grupe të ndryshme dhunuesish.

“Mua që më ke këtu përballë, se e dëgjoj shpesh këta komentatorët: Po ju, më 21 Janar? Mua më është hequr imuniteti më 21 Janar si organizator i protestës dhe jam hetuar nga prokuroria për përgjegjësinë që kishte organizatori. Edhe pse sot jemi në kushtet që nuk është marrë asnjë masë dhe nuk dimë ende se çfarë ndodh me urdhëruesin e vrasjes së 21 Janarit.

“Ajo që është më e rënda në gjithë këtë histori është fakti që Partia Demokratike e Shqipërisë sot, jo në Europë, po nuk gjej një vend tjetër në botë, është e vetmja parti politike që e njëson veten me dhunën. Në Itali, në ditët e kaluara, e gjithë Italia është tronditur nga disa sulme të ngjashme vandale në Milano, në Torino në fillim dhe në Milano për Olimpiadën e Kortinës. Ama, e vërteta është që klasa politike, majtas, djathtas, apo dhe të tjerë, i kanë dënuar. Ndërkohë që një parti politike, patjetër po përmenda dy parti kombëtare, po si gjithë spektri opozitar. Dhe shoqëria madje ka reaguar, ndërkohë që këtu jemi në kushtet që një parti politike e organizon vetë këtë gjë dhe madje i ripërtërin. Sot e ka një grup nga Mamurrasi, nesër e ka një grup tjetër.

“Unë të fajësoj një vullnet të caktuar politik, që e lejon këtë gjë të ndodhi, se dikush mund të thotë për sa kohë dikush del dhe shfaq një profil të dhushnshëm në skenën politike shqiptare, sigurisht, pala tjetër duket e keqja më e vogël. Dhe në fakt, kështu duket”, thekson Balla.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›