Balla: PD të reflektojë për mospjesëmarrjen në hartimin e deklaratës në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK në Hagë

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot nga seanca plenare në Kuvend, se nëse opozita nuk reflekton pas bllokimit të foltores, do të kalohet në votim.
“U bënë dy orë nga fillimi i kësaj seance, kjo seancë nuk mund të vazhdojë më kështu. Ende shpresoj dhe besoj që ishte një lapsus nga ana e PD mospjesëmarrja në hartimin e deklaratës. Besoj se do të reflektojnë në minutat në vijim. PD në këto 35 vite ka meritë në momente historike të rrugës evropiane të Shqipërisë, por edhe gjatë pavarësimit të Kosovës”, tha Balla.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, nënvizoi se “është fatkeqësi që sot PD gjendet në këtë situatë dhe nuk di të ndajë interesin kombëtar nga ai personal”.
“Në zbatim të rregullores, kërkoj pesë minuta pushim për të reflektuar. Nëse nuk reflektohet do të kalojmë në votim”, tha Balla.
/e.i/j.p/r.e/