Balla: Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90, sot ka ideal djegien e kazanëve

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, duke vënë në pikëpyetje drejtimin që, sipas tij, ka marrë sot forca kryesore opozitare.
Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Balla shkruan, “po si ka mundësi që Partia e cila lindi nga idealet e dhjetorit ’90, të përfundojë të ketë ideal djegien e kazanëve?!”
Sipas Ballës, aktet e djegies së objekteve në rrugë dhe përshkallëzimi i protestës nuk përfaqësojnë frymën e Dhjetorit 1990, periudhë nga e cila lindi Partia Demokratike e Shqipërisë.
Balla theksoi se pluralizmi politik në Shqipëri u ndërtua mbi parime demokratike dhe jo mbi forma dhune apo tensioni në rrugë.
/e.xh/a.f/