E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla pas vendimit të Kushtetueses: Kuvendi dhe Komisioni i Ligjeve vepruan konform ligjit

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka falënderuar deputetët e opozitës për propozimin e kandidaturës së Endri Shabanit për Avokat të Popullit.

“Një falënderim për deputetët e opozitës për propozimin prej tyre të kandidaturës së Endri Shabanit për Avokat Populli. Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi kanë vepruar tërësisht konform Kushtetutës dhe sot verdiktin e dha Gjykata Kushtetuese. Ky është shembull i mirë kur ka bashkëpunim”, shkruan Balla.

Balla e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një konfirmim të procedurës së ndjekur nga Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi, duke e marrë atë si shembull të bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›