E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla për ngjarjen e rëndë në Ksamil: Drejtësia të bëjë detyrën

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ksamil, ku humbi jetën një turist i huaj.

Balla vlerësoi ndërhyrjen e Policisë, e cila sipas tij ka arritur të ndalojë në kohë rekord autorin e dyshuar të krimit.

“Humbja e jetës së një turisti të huaj nuk është në traditën e shqiptarit. Ata vijnë në Shqipëri në besën dhe mikpritjen e shqiptarit”, u shpreh Balla.

Ai kërkoi që tashmë drejtësia të bëjë detyrën e saj dhe që rasti të shërbejë si shembull për ndëshkimin e autorit.

“Drejtësia duhet të bëjë detyrën dhe shembullin!”, theksoi Balla.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›