Balla pret në Kuvend kampionin e boksit Ermal Hadribeaj

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në ambientet e Kuvendit, kampionin shqiptar të boksit Ermal Hadribeaj.
Gjatë takimit, Balla vlerësoi arritjet e sportistit shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se Hadribeaj po përfaqëson me dinjitet Shqipërinë dhe po ngre lart flamurin kuqezi përmes rezultateve sportive.
I njohur edhe me nofkën “The Albanian Sniper”, Hadribeaj është cilësuar si një shembull i punës, disiplinës dhe përkushtimit, ndërsa çdo paraqitje e tij në ring konsiderohet frymëzim për sportistët e rinj shqiptarë.
“Suksese kampion, rruga drejt majave vazhdon. Lajme të mëdha na presin”, ishte mesazhi i i Ballës në përfundim të takimit.
/m.m/a.f/