E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: 80% të hapësirës në televizionet kombëtare e zë qeveria

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha solli sërish sot në vëmendje monitorimin e kryer nga opozita në katër televizione kombëtare, ku sipas tij, 80% të hapësirës e merr qeveria.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha nënvizoi se sipas monitorimit të lajmeve në 4 mediat kombëtare shqiptare, Qeveria merr 6 orë e 5 minuta të hapësirës, ndërsa opozita vetëm 1 orë e 47 minuta.

“80% hapësirë për pushtetin. Vetëm 20% për opozitën. Rezultat tipik i një diktature autoritare”, u shpreh Berisha.

Më herët sot kryeministri Edi Rama publikoi analizën e realizuar nga një start up shqiptar i bazuar në inteligjencën artificiale, që fakton se pjesa e zërit të opozitës në medie arrin në 68,2%, ndërsa dukshmëria e qeverisë qëndron në 31,8%.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›