Balla takim me ministrin e Jashtëm të Rumanisë: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën drejt BE-së - ATSH -
TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndodhet në një vizitë zyrtare në Rumani, ku në Bukuresht është pritur dhe ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Dănuț Sebastian Neculăescu.
Sipas njoftimit për medie, gjatë takimit Balla shprehu mirënjohjen ndaj Rumanisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në këtë vizitë, Balla shoqërohet nga deputetët e Partisë Socialiste, Ermal Elezi dhe Loer Kume. “Mirënjohje Rumanisë për mbështetjen në rrugën tonë të anëtarësimit në BE”, shprehet Balla.
/a.f/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
