E Diel, 1 Nëntor 2026

Balliu nga komisariati: Protestuesit janë të motivuar, akuzon policinë për veprime kriminale

Klevis Balliu ka vizituar në ambientet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë protestuesit e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit.

Sipas tij, qytetarët e ndaluar janë shprehur të vendosur për të vijuar misionin e tyre, pavarësisht situatës në të cilën ndodhen.

Në një deklaratë për mediat, Balliu tha se protestuesit që takoi ishin të motivuar dhe falënderues ndaj mbështetjes që kanë marrë.“Sot pata mundësinë të takoj qytetarët që u arrestuan padrejtësisht. Ata ishin më të motivuar se kurr녔, u shpreh Balliu.

Deputeti i PD akuzoi Policinë e Shtetit për veprime që ai i cilësoi si të paligjshme gjatë protestës.

Ai deklaroi se këto, sipas tij, “akte kriminale” do të marrin përgjigjen e merituar dhe se Partia Demokratike do të kërkojë llogari nga drejtuesit e policisë.

Balliu e cilësoi të papranueshme arrestimin e protestuesve, duke pretenduar se ata nuk kanë ushtruar dhunë gjatë tubimeve.

Ai shtoi se opozita do të vijojë denoncimet për atë që e quan “uzurpim të institucioneve”, ndërsa protestuesit i quajti “qëndrestarë” që nuk do të ndalen.

Deklaratat vijnë pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës pranë Kuvendit, ku policia arrestoi dhe procedoi dhjetëra persona për përplasje me efektivët dhe dëmtim të pronës publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›