E Martë, 3 Nëntor 2026

Balluku: Inxhinierë të rinj i janë bashkuar Albpetrolit, kontribut i vyer për vendin

TIRANË, 1 Maj/ATSH/ Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, përcolli sot një mesazh nga vendburimi i Patos Marinzës, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Në takimin me inxhinierët e rinj që janë bashkuar me shoqërinë shtetërore të naftës Albpetrol, Balluku shprehu mbështetje për ata që kanë vendosur të bëhen pjesë e një sektori sfidues, si ai i naftës dhe gazit, në sajë të një programi punësimi.

“Kanë vendosur të jenë pjesë e një sektori sfidues si nafta dhe gazi dhe kanë vendosur të kontribuojnë në vendin e tyre”, u shpreh Balluku.

“Prania e tyre sot është garancia më e madhe e vazhdimësisë, ndërsa planet tona parashikojnë mbështetje edhe më të madhe me investime në mënyrë që ky sektor të marrë zhvillimin që i takon”,  u shpreh Balluku.

Ajo theksoi se ky program punësimi i ofron mundësi rinisë shqiptare që të kontribuojnë direkt në zhvillimin e vendit.

Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë dhe për forcimin e ekonomisë, ndërsa u mundëson të rinjve shqiptarë të zhvillojnë karrierën e tyre në në vendin e tyre.

1 nga 9

/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›