Balluku: Operimet në Aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht. Shmangie ose vonesa në ulje në disa raste për shkak të motit

Zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar se operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po zhvillohen normalisht gjatë ditës së sotme.
Ajo theksoi se situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme, duke shkaktuar në disa raste shmangie ose vonesa gjatë uljes së avionëve.
Balluku siguroi se shërbimet e Lundrimit Ajror janë plotësisht të angazhuara për të menaxhuar çdo situatë të pazakontë që mund të krijohet si pasojë e përkeqësimit të mundshëm të kushteve meteorologjike gjatë orëve në vijim.
“Operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht gjatë ditës deri në këto momente. Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme, duke shkaktuar në disa raste shmangie ose vonesa gjatë uljes, shërbimet e Lundrimit Ajror janë plotësisht të angazhuara për të menaxhuar çdo situatë të pazakontë që mund të krijohet si pasojë e përkeqësimit të mundshëm të kushteve meteorologjike gjatë orëve në vijim”, shkruan Balluku në një postim në Facebook.
/rtsh.al/