E Diel, 1 Nëntor 2026

Banesa përfshihet nga flakët në Gramsh

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Kukur të Gramshit, ndërsa ekipet e shërbimit zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e tyre.

Ende nuk ka informacion zyrtar mbi shkaqet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar nga një bombol gazi.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e flakëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›