Macron: Ukraina është e vetmja që mund t’i diskutojë çështjet e territorit

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se vetëm Ukraina ka të drejtë të zhvillojë bisedime territoriale për të përfunduar luftën me Rusinë.
“Rusia duhet të ndalojë agresionin e saj. Ajo nuk ka dhënë asnjë sinjal, asnjë provë të vetme për këtë qëllim. Vetëm Ukraina mund të negociojë për territorin. Është territori i saj. Është i njohur nga e drejta ndërkombëtare dhe është sovran,” tha Macron në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në Paris të hënën.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë marrë rolin e ndërmjetësit dhe se “vlerëson shumë” punën që po bën ekipi amerikan nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump.
“Kur flasim për garancitë e sigurisë, ato nuk mund të diskutohen apo të negociuohen pa pjesëmarrjen e ukrainasve,” nënvizoi presidenti francez.
Gjithashtu, Macron shtoi gjithashtu se është e papranueshme që të përjashtohen “evropianët dhe të gjithë aleatët e Koalicionit të Vullnetit, sepse ata janë garantuesit” e këtyre marrëveshjeve.
/rtsh.al/