Banka e Shqipërisë: Kreditë me probleme u ulën me 0,29% në bazë vjetore

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Raporti i kredive me probleme në muajin nëntor 2025, shënoi rënie në nivelin 4,19%, nga 4,33% që ishin në fund të muajit tetor, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, ky tregues shënoi zbritje me 0,29 % me bazë vjetore, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, ku raporti i kredive me probleme kishte qenë 4,48%.
Ndikim pozitiv në pagimin në kohë të kësteve të kredive ka dhënë ulja e normave të interesit për të gjitha kreditë si në valutë, ashtu edhe në monedhën kombëtare.
Referuar statistikave, kreditë me probleme vlerësohen në vlerën 38,8 miliardë lekë nga 39,6 miliardë lekë që ishin në nëntor 2024.
BSH-ja, thekson se, performanca e sektorit bankar paraqitet mjaft e mirë. Kjo po ndikon në rritjen e ofertës për kredi që ka impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e ekonomisë së vendit.
Ndërsa kredia me probleme, është luhatur gjatë pjesës më të madhe të vitit 2025 pranë nivelit 4%, që regjistron niveln më të ulët në 10 vitet e fundit, nga 25% që arriti maksimalisht në muajin shtator 2014.
/e.xh/a.f/