Klejdi Daci rikthehet tek Teuta

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Skuadra e Teutës zyrtarizoi sot rikthimin e sulmuesit Klejdi Daci. Futbollisti 26-vjeçar ishte larguar nga klubi durrsak verën e vitit 2024, kur firmosi me OKMK Olmaliq në Uzbekistan.
“Në mënyrë zyrtare, Klejdi Daci është pjesë e KF Teuta! Sulmuesi bashkohet me skuadrën pas eksperiencës me OKMK Olmaliq dhe ka nisur menjëherë përgatitjet në Durrës për ndeshjen ndaj Dinamos. Mirë se erdhe, Klejdi!”, njofton klubi.
Daci ka njohje të mirë me kampionatin shqiptar, pasi më parë ka luajtur edhe me Kukësin, Kastriotin dhe të rinjtë e Partizanit.
/a.f/