E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bankat tregtare, rreth 76% të kredisë të kolateralizuar

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Bankat tregtare në vend kanë rreth 76,2% të kredisë të  kolateralizuar.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë vitit 2024, mbulimi i kredisë me kolateral është rritur me 1,2%, krahasuar me një vit më parë.

Sipas llojit të kolateralit, pasuritë e paluajtshme ngelen dominuese. Rreth 46,2% e kredisë bankare në fund të vitit të kaluar ishte e kolateralizuar me prona.

Kreditë për individët kanë një nivel më të lartë mbulimi me pasuri të paluajtshme me 73%; për segmentin e kredisë në valutë të individëve shkalla e mbulimit me kolateral pronë arrin në 72%, bën të ditur BSH-ja.

Sipas të dhënave nga BSH-ja, kredia e pambuluar me kolateral në fund të vitit të kaluar ishte 23,8% e totalit të portofolit të kredisë në sektorin bankar, në rënie të lehtë nga niveli 25% që ishte në fund të vitit 2023. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›