E Hënë, 2 Nëntor 2026

IKMT nis largimin e gomisterive në shkelje të ligjit, në zonat urbane të Tiranës

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion inspektimi në gomisteritë, që ushtrojnë aktivitet në zonat urbane të Tiranës.

Ky aksion vjen në kuadër të respektimit të kritereve ligjore për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Konkretisht IKMT po inspekton dhe  paralajmëron subjektet që gjenerojnë mbetje nga gomat e përdorura.

Sipas IKMT, fokus i aksionit janë gomisteritë që ushtrojnë aktivitet në zonat urbane të Tiranës, duke zënë hapësira publike, ndotur mjedisin dhe rrezikuar sigurinë e këmbësorëve.

Sot, IKMT ka nisur ndërhyrjen për largimin e këtyre subjekteve në shkelje të ligjit.

Aksioni synon rikthimin e hapësirave të pastra, të lira dhe të sigurta për të gjithë qytetarët.

1 nga 3

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›