E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët rrëfejnë tmerrin në Oleshky/ Si mbijetuan mes urisë dhe luftës: U detyruam të hame barishte

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule16:12 - 1 Nëntor, 2026

Banorët e evakuuar nga qyteti i Oleshky-t, në Ukrainën e pushtuar nga Rusia, kanë rrëfyer kushtet çnjerëzore në të cilat u detyruan të jetonin, mes bombardimeve, urisë dhe mungesës së çdo mundësie për t’u larguar.

Sipas dëshmive të tyre, disa banorë u detyruan të hanin barishte, madje edhe mish qensh, vetëm për të mbijetuar. Shpëtimi i tyre u bë i mundur pas vendosjes së një armëpushimi humanitar, të njoftuar më 23 tetor nga Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, e cila paralajmëroi se qyteti ndodhej në prag të një katastrofe.

Të premten, zyrtarë ukrainas dhe rusë vizituan së bashku qytetin, duke shpërndarë ndihma humanitare dhe duke evakuuar banorët që dëshironin të largoheshin. Një bashkëpunim i rrallë mes dy palëve, në kushtet e luftës që vijon.

Oleshky u pushtua nga forcat ruse në vitin 2022 dhe më pas u gjend në mes të luftimeve të ashpra. Nga një qytet me rreth 24 mijë banorë para pushtimit, sipas vlerësimeve ukrainase, pak para operacionit humanitar aty kishin mbetur rreth 2 mijë persona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›