Tragjedi në Gjilan, 27-vjeçari gjendet i vdekur me foshnjen, arrestohet i ati

Një 65-vjeçar është arrestuar në fshatin Demiraj të Gjilanit për “vrasje të rëndë”, pasi fillimisht u raportua se një 27-vjeçar dhe një foshnje 3-muajshe u gjeten të vdekur në shtëpinë e tyre. I dyshuari është babai 65-vjeçar i të riut, i cili është arrestuar.
“Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes, ku në cilësinë e personit të dyshuar është arrestuar babai i viktimës, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, tha zëdhënësi i Policisë Gjilan, Ismet Hashani.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.


-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë