E Diel, 1 Nëntor 2026

Barazim me polemika në Korçë, Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët

Skënderbeu dhe Vllaznia janë ndarë në barazim 1-1 në përballjen e vlefshme për javën e 10-të të Abissnet Superiore, në një sfidë ku të dyja skuadrat gjetën rrugën e rrjetës.

Korçarët kaluan të parët në avantazh në minutën e 31-të me anë të Bismark, i cili përfitoi nga një asist i Shkëmbit. Vllaznia reagoi në pjesën e dytë dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 67-të me kapitenin Bekim Balaj.

Goli i shkodranëve u shoqërua me protesta nga lojtarët e Skënderbeut, të cilët pretenduan për një faull në aksionin që parapriu realizimin.

Në fund, asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte golin e fitores, duke u mjaftuar me nga një pikë në këtë përballje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›