E Martë, 3 Nëntor 2026

Barazon Letonia, vendasit shënojnë në fund të pjesës së parë

Letonia ka barazuar në ndeshjen ndaj Shqipërisë, në fund të pjesës së parë.

Vendasit realizuan me anë të Cernomordijs, i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga këndi.

Shqipëria kaloi në avantazh, në minutën e 29-të, nga një rrëmujë në zonën e letonezëve, ku Cernomordijs shkaktoi autogol.

Më herët, në minutën e 20-të, Thomas Strakosha priti një penallti ndaj lojtarit të Letonisë, Ikaunieks./abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›