E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Barcelona bind në Champions/ Katalanasit ia dalin 3-0 ndaj rivalit të fortë, Aston Villa

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule12:46 - 4 Nëntor, 2026

Suksesi ishte padyshim I rëndësishëm.

Aston Vila nuk është një ekip dosido në Europë dhe në Angli, ndaj edhe suksesi me shifra të thella ndaj këtij rivali tregon forcë.

Barcelona triumfoi 3-0 në “Kamp Nou”, suksesi I dytë radhazi pas dy humbjeve po radhazi ndaj rivalëve të mëdhenj në Champions dhe La Ligë.

Lamin Jamal shënoi I pari, dhe që në 7’, duke thyer rekordin e golave në Ligën e Kampionëve.

Talenti I madh arriti 14 rrjeta pa mbushur 20 vjeç, duke lënë pas ish-rekordin nga Kilian Mbape.

Kapiteni Rafinja, I kthyer në formë, realizoi dy herë, dhe braziliani dihet se është tepër I rëndësishëm për skuadrën e trajnerit Hansi Flik.

Barça pati 63 për qind mbajtje topi ndaj një kundërshtari anglez tepër të fortë, të cilit I lejoi vetëm një gjuajtje në kuadrat gjatë gjithë sfidës, ndaj 7 që pati vetë.

“Blaugranët” mbajnë vendin e dytë në renditjen e Championsit duke arritur pikërisht Aston Vilën, e duke qenë prapa Paris SG, edhe me pikë edhe në shënimin e golave.

Gjithsesi, sukseset e Realit dhe Liverpulit sonte mund të bëjnë që ata të dalin mbi Barçën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›