Bardhi: Procedimi i protestuesve nga Policia synon frikësimin e qytetarëve

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sot lidhur me procedimet ndaj protestuesve nga Policia e Shtetit, duke i cilësuar ato si një keqpërdorim politik të organeve ligjzbatuese.
Sipas Bardhit, këto veprime kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve dhe cenimin e të drejtës kushtetuese për të protestuar në mënyrë paqësore.
Ai thekson se protesta e zhvilluar prej 19 ditësh ka qenë, sipas tij, e qetë dhe në përputhje me ligjin, duke shtuar se edhe në rastet e provokimeve nuk ka pasur tejkalim të kufijve ligjorë nga qytetarët.
Bardhi i ka bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës që të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar, siç i cilëson ai, veprimet arbitrare dhe politike të Policisë së Shtetit, duke paralajmëruar se heshtja e institucionit e përfshin atë në këtë situatë.
/gj.m/r.e/