E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bardhi kërkesë Kuvendit: Fusni rishikimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore në rendit e ditës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,  Gazment Bardhi, ka dorëzuar kërkesën e tij pranë Kuvendit, ku kërkon që në seancën plenare të kësaj së enjteje të futet në rendin e ditës projektvendimi për rishikimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në shkresë, Bardhi argumenton se në seancën e datës 21 shtator, u vendos që ky projektvendim të futet në seancës e radhës, por sipas tij, kjo gjë nuk është reflektuar nga kryetarja e Kuvendit.

Bardhi thekson se rishikimi i përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore është domosdoshmëri, pasi prej më shumë se 1 viti nuk është bërë asnjë punë. Ai shton se disa anëtarë nuk janë më deputetë, për shkak të heqjes dorë nga mandati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›