E Diel, 1 Nëntor 2026

"Basha" ne dore te eksperteve

Keshilli per Mandatet, Imunitetet dhe Rregulloren do te kete shume shpejt gati projekt-raportin per heqjen e imunitetit te ministrit Lulzim Basha. Burime nga Kryesia e Kuvendit pohuan se ka nisur hartimi i raportit, i cili do te kaloje per votim ne Kuvend, bazuar dhe ne hetimin e eksperteve. Thelbi i tij do te jete heqja e imunitetit te ministrit te Jashtem, Basha, ne menyre qe te vijojne hetimet nga prokuroria per akuzat e ngritura per abuzime ne tenderin e rruges Durres-Kukes. Abuzime qe, sipas prokurorise, jane kryer ne kohen kur Basha drejtonte Ministrine e Transporteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›