E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: KLD, vetem Gjaten e Karamucen

Komisioni i Ligjeve do te rihape debatet te henen per dy kandidaturat e reja per Keshillin e Larte te Drejtesise, Maksim Haxhia dhe Zana Tartari, qe do hyjne ne gare me Rustem Gjaten dhe Alfred Karamucon, te miratuar me pare. Dy kandidaturat, qe mbajne firmat e deputeteve te majte, por dhe aleate te qeverise, si deputetet e PDK-se, PR, PDR e PBDNJ do te shkaktojne jo pak debate ne komision, ndonese dorezimi eshte bere sipas procedurave ligjore. Largimi i aleateve drejt emrave te tjere te propozuar, qe jane jashte pelqimit te partise me te madhe qeverisese, nuk shqeteson aspak te djathtet ne pushtet. Pavaresisht rrjedhjes se firmave nga aleatet e qeverise, kryetari i Grupit demokrat, Astrit Patozi, tha, per gazeten "Koha Jone", se PD do te mbeshtese dy kandidatet e saj. "Ne kemi mbeshtetur dy kandidaturat tona. S'mund te themi gje per kandidatet e tjere", tha prere Patozi. Ai nuk beri asnje koment mbi akuzat e opozites se nje prej kandidateve, Rustem Gjata eshte nje person me dosje dhe a do te kete nje terheqje te tij nga gara. Kreu i grupit la te kuptohet se vendimi perfundimtar do te merret ne mbledhjen e grupit demokrat, qe do te zhvillohet po te henen, por shprehu sigurine se per kandidaturat e paraqitura, PD i ka numrat per miratim.
Opozita, por dhe aleatet e djathte, mbeshtetesin Maksim Haxhine si kandidature per postin e anetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise. Ndonese firmat jane dhene dhe per nje tjeter emer si konkurrente ne kete post, avokaten Zana Tartari, burime nga e majta pohuan se me shume kjo eshte nje kandidature taktike. Dorezimi i emrave ne Kryesine e Kuvendit u krye sipas procedurave ligjore. Nje prej anetareve te Komisionit te Ligjeve, Aldo Bumci, shpjegoi se partite politike kane te drejte te firmosin si mbeshtetes per kandidatura ne KLD. Madje, duke qene se ne kete institucion ka dy vende vakante, qe duhet te zgjidhen nga Kuvendi, lejohet qe nje deputet te jape firmen e pelqimin e tij njekohesisht per te dy kandidaturat.
R.Rapushi

PD
Dy lista firmetaresh per dy kandidatura jane depozituar nga ana e PD ne Kuvend per anetaret e KLD. Ish-kryetari i Gjykates Kushtetuese, Rustem Gjata dhe ish-anetari i kesaj gjykate, Alfred Karamuco, jane emrat qe kane siguruar mbeshtetjen e PD. Dhe dje kreu i Grupit te kesaj partie, Patozi, garantoi mbeshtetjen per dy kandidatet.

Aleatet
Aleatet e demokrateve ne qeverisje jane shprehur pro kandidatures se ish-prokurorit te Pergjithshem, Maks Haxhia, per anetar te KLD. Nepermjet firmosjes se kerkeses te depozituar ne Kuvend, deputete te PDK, PR, PBDNJ, PAA, bashke me deputete te majte materializuan voten pro kesaj kandidature. Kandidatura tjeter eshte Zana Tartari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›